fbpx

Vela: Serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit

nga Revista Kosovarja

Qytetarët serb janë duke protestuar në veri të Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Për këtë protestë ka reaguar Blerim Vela, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani.

Vela ka shkruar në Twitter se serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.

“Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.

Ai më tej ka theksuar se gjyqtarët, policët e prokurorët në veri, po përdoren si instrument politik për të destabilizuar dhe kundërshtuar integrimin në Kosovë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]