Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme një qytetin e Lipjanit, ku një i ri 27 vjeçar vdiq në rrethana të dyshimta, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës.
I vëllai i 27 vjeçarit, A.Z që vdiq po hedh dyshime se ai mund të këtë vdekur si pasojë e dhunës së policëve.
“Po presim raportin e autopsisë, por në bazë të videove padyshim që hedhen dyshime në mënyrën e forcës”, i tha Dukagjinit, Alban Zejnullahu, vëllai i të ndjerit.
Për rastin IPK ka suspenduar pesë zyrtarë policorë.
Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e zyrtarëve policorë që janë suspenduar përkohësisht në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Lipjan, ku një 27-vjeçar u raportua si viktimë në rrethana të dyshimta.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të suspenduarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë, Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipja, Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan, Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan, Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj.
Vendimi për suspendim është marrë pas vlerësimit të veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët në menaxhimin e rastit, i cili po trajtohet tashmë nga njësitë kompetente dhe Prokuroria./Sinajli