fbpx

Vëllai i Liridona Ademajt prek me fjalët para seancës për vrasjen e saj

nga Revista Kosovarja

Sot në ora 13:20 do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi opinionin publik dhe la pas dy fëmijë të vegjël pa nënën e tyre, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ftuar mediat që ta ndjekin seancën dhe të përcjellin rrjedhën e procesit gjyqësor.

“Sot në ora 13:20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën,” ka shkruar ai.

Në të njëjtin postim, Leonardi ka shprehur dhimbjen e thellë që po përjeton familja, veçanërisht kur shohin dy fëmijët e Liridonës duke u rritur pa nënën e tyre.

“Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre,” shkruan ai.

Ai përfundon me një thirrje për drejtësi dhe shpresën që procesi të mbyllet sa më parë: “Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt.”

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]