fbpx

Vëllau i madh shkoi të shpëtoi të voglin por u mbytën të dy, detaje nga mbytja e dy fëmijëve në liqenin e Prushit

nga Revista Kosovarja

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës.

Burime nga policia për Panorama.al bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo. Pas gati dy orësh polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mësohet se ata janë vëllezër me njëri tjetrin. Sipas News 24, grupi i fëmijëve kanë nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen por fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se njëri prej tyre është futur në ujë për të shpëtuar vëllanë e tij të vogël por asnjëri nuk ka mundur të dalë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]