Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vëllaznim Kelmendi: Lamtumirë dajë i çmuar!

nga Revista Kosovarja

Në mëngjesin e sotëm ka vdekur profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka.

Lajmin pikëllues për veprimtarin e përmasave ndërkombëtare e lajmëroi nipi i tij Vëllaznim Kelmendi , biznismeni i njohur dhe drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptare- Gjermane në Gjermani.

“Të qoft i lehtë dheu i Kosovës Dajë Riza Smaka”, ka shkruar Kelmendi.

Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Moneytizer Paragrafi 4

Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, në vitin 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu Provimin e Jurisprudencës , ku magjistroi më (1979 ) dhe doktoroi ( 1987 ).

Veç statusit si profesor universitar, profesori Smaka ka ushtruar edhe shumë funksione të tjera të larta shtetërore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]