fbpx

Vëllezërit Bajraliu bashkë: Mirë se vjen o Ramazan

nga Revista Kosovarja

Taulant Bajraliu është një nga emrat më të dashur për publikun momentalisht dhe secila këngë e tij pritet shumë mirë.

Jo vetëm Taulanti, por talent në fushën e muzikës ka edhe vëllau i vogël i tij, Andi Bajraliu, i cili u bë i famshëm me coverët që i publikonte në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Andi gjithashtu ka disa vite që luan edhe në klarinet dhe saksofon, duke na lënë të kuptojmë kështu se dëshira e tij për muzikën ka filluar qysh në fëmijëri.

Nesër fillon Muaji i Ramazanit dhe vëllezërit kanë u kanë bërë fansave të tyre myslimanë dhuratën më të bukur, një cover-ilahi për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Taulanti gjithashtu njihet edhe për bashkëpunime me kolegët e tij, ndër ta këngëtarja e njohur Albina Kelmendi, me të cilën ka disa, që patën sukses dhe u pritën shumë mirë nga publiku./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]