fbpx

Në Prishtinë, në vendet me bërllok po bëhen lulishte

nga Revista Kosovarja

Në kuadër të avancimit strukturor të hapësirave publike, që ishte premtim i të parit të Prishtinës, kryetarit Përparim Rama, ka përfituar edhe hapësira publike në rrugën “Ali Hadri”, që i përket pjesës qendrore të kryeqytetit, shkruan “Kosovarja”.

Në fakt, nga një hapësirë hedhurinash, ku dominon mbeturinat dhe parkimi i automjeteve të vjetra prej vitesh, Drejtorati i Inspektoratit Komunal i Prishtinës, me në krye Florian Dushin, po bën mrekulli…

Janë në ditën e dytë punimet që po zhvillohen në këtë ish-hapësirë bërlloku, e që, siç parashihet, do shndërrohet në park, me ç’rast do të ndryshojë pamja e kësaj pjese në qendrën e qytetit të vjetër.

Konkretisht, dje ekipi i punës i ka larguar veturat e pashfrytëzuara me vite e vite, si dhe furgonët e prishur.

Ndërkaq, sot veç kanë filluar me rregullimin e ambientit, i cili, sipas fjalëve të punëtorëve që po i kryejnë punimet, do të shndërrohet në park të lagjes…

Sidoqoftë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me këtë hap po realizon një nga premtimet e dhënë gjatë fushatës elektorale se do t’i lirojë hapësirat publike të mbushura nga bërlloku e veturat e pashfrytëzuara…

“Kosovarja” sot sjell pamjet se si ishte gjendja në këtë pjesë të qytetit dje, e si është sot…

Në të ardhmen do japim edhe pamjet përfundimtare të këtij parku. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]