fbpx

Vendoseni këtë në saksi dhe lulja nuk do të thahet kurrë

nga Revista Kosovarja

Kështu do t’i mbani bimët gjithmonë të freskëta

Po ju sjellim një truk që do t’i ndihmojë lulet të mos thahen kurrë dhe është shumë i thjeshtë.

Për të qenë çdo gjë në rregull, lulet kërkojnë kujdes të veçantë dhe ka truke të ndryshme që mund të kontribuojnë në përparimin e tyre dhe t’i mbajnë ato gjallë.

Për njërin ndër truket nevojitet një filtër kafeje.

Filtrat e letrës kanë shumë përdorime, por disa janë shumë të dobishëm për bimët dhe kopshtin tuaj!

Hapi i parë është të vendosni një filtër kafeje në fund të saksisë së luleve. Duhet ta vendosni midis dheut dhe vrimave të kullimit të saksisë – ku zakonisht kalojnë uji dhe papastërtitë.

Kur ta bëni këtë, filtri do ta lërë ujin të kalojë dhe do të mbajë papastërtitë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]