fbpx

Vendoset boksi në qendër të sheshit, rusët “shkelmojnë” presidentin Biden në mes të Moskës

nga Revista Kosovarja

Në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm që të trajtojë të gjithë partnerët me respekt, e kundërta duket në rrugët e Rusisë.

Nexta, në një postim në rrjetin social Twitter, ka publikuar një foto ku duket një vajzë e cila është duke goditur me shkelm një thes boksi, i cili ka të ngjitur një figurë me përmasa reale të presidentit amerikanë Joe Biden.

Sipas Nexta-s, thesi i boksit është vendosur në Moskë, në sheshin përpara stacionit të metrosë “Airport”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]