Moderatorja e njohur Adelina Hasani ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Zoi.
Por përveç këtij momenti të veçantë, ajo ka zbuluar edhe një detaj shumë të ndjeshëm nga periudha e shtatzënisë, që i ka emocionuar të gjithë ndjekësit, shkruan “Kosovarjaa”.
Bashkëshorti i saj kishte vendosur të bënte diçka simbolike, por jashtëzakonisht domethënëse, për çdo muaj të shtatzënisë, ai kishte shkruar nga një letër, duke i dhënë zë vajzës së tyre të pa lindur. Në secilën prej këtyre letrave, vogëlushja Zoi “i shkruante” nënës së saj, duke ndarë ndjenja, emocione dhe përvoja të imagjinuara gjatë muajve që kalonin bashkë.
Andaj ndjekësit e cilësuan si një gjest i thjeshtë, por i mbushur me dashuri dhe përkushtim.
View this post on Instagram