fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vërshimet në Skenderaj, fermerit nga Llausha i ngordhin mbi 10 mijë pula

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Përpos dëmeve në mbi 300 shtëpi banimi, vërshimet nga reshjet e shiut në komunën e Skenderajt kanë dëmtuar rëndë biznese të ndryshme.

Në një fermë në Llaushë, kanë ngordhura mbi 10 mijë pula, ndërkaq në fshatin Klinë e Epërme një banor për RTV Dukagjini ka treguar se i janë shkatërruar të gjitha pajisjet për përgatitjen e bukës dhe për picerinë që kishte, e që vlera shkon mbi 35 mijë euro.

Në raftet që kanë qenë nën nivelin e ujit, nuk shpëtoi asnjë pulë e gjallë. Vërshimet që përfshinë fshatin Llaushë në Skenderaj, nuk e kursyen as këtë fermë të pulave.

Vetëm rendi i parë i pulave shpëtoi pa shkuar dëm. Sipas pronarit Liridon Geci, mbi 75% e pulave kanë ngordhur.

Metodë unike që zhduk kërpudhat e thonjve të këmbës për 3 ditë
Liridon Geci, pronar i fermës në Llaushë ka thënë se “Në momentin kur kanë ndodhur vërshimet unë kam pasur në prodhim 15 mijë pula vojsë (që bëjnë vezë), prej tyre ka shpëtu një numër i vogël, diku rreth 2500 pula”.

Përpos pulave, uji ka përfshirë të gjithë makinerinë e fermës, për çka dëmet shkojnë në qindra mijëra euro.

Geci ka shtuar se “Diku rreth 200 mijë euro mund të jetë vlera e dëmeve që janë shkaktu këtu. Pa llogaritur infrastrukturën e objekteve që e ka dëmtu vërshimi”.

Fermeri Geci nuk është i vetmi që uji ia morri të gjithë biznesin me të cilin siguron jetesën. Fatin e njëjtë e ndanë edhe Murat Osaj nga fshati Klinë e Epërme.

Murati Osaj nga Klina e Epërme ka thënë se “Ne e kemi pasur një furrë edhe një doner-picerinë, por krejt mjetet që i kam pasur atje i kam fut këtu në podrum. Janë dëmtuar të gjitha, totalisht. Vlera e makinave për furrë është rreth 20 mijë euro, ndërsa për punën e picerisë makinat komplet të reja kanë kushtu 15 mijë euro”.

Lumi që kanë afër lagjes përpos dëmeve në biznese po rrezikon seriozisht të shemb edhe shtëpitë. Madje në disa që janë më afër rrjedhës së lumit shihen edhe themelet të cilat janë gërryer nga furia e vërshimeve.

Avdullah Bajraktaraj nga Klina e Epërme ka thënë se “Ajo brenda aty (shtëpija) është e krisur brenda, aty është e pabanueshme për momentin edhe nuk jeton askush aty tash. Se qysh po shihet që është edhe themeli është i lëshuam poshtë edhe është objekti i demolum i krisur”.

Përkundër vështirësive, mësimi në shkollën e fshatit ka nisur normalisht, por me mungesë të disa nxënësve nga fshatrat përreth.

Shefqet Avdiu, sekretar i shkollës fillore “Idriz Barani” ka thënë se “Në përjashtim të fshatit Kuqicë, dhe nga fshati Stermc nuk kanë mundur të vijnë fëmijët, për arsye se janë prishur urat. Mirëpo mund të ndodh edhe pak frikësimi i popullatës prej vërshimit kanë munguar disa nxënës edhe të Klinës së Mesme”.

Avdiu thotë se kanë biseduar me prindërit e këtyre fshatrave dhe që nga nesër pritet të rikthehen në mësim ata që munguan.

Përpos në fshatrat e Klinës, dhe Llaushë, vërshimet kanë përfshirë edhe fshatrat Aqarevë, e Kuqicë të Skenderajt, por që gjendje më e mirë nuk është as në qendër të qytetit.


Etiketa: VershimetVërshimet në Kosovë

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

16 minuta më parë
Aktuale

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

44 minuta më parë
Aktuale

Mashtrimi i 20-vjeçares që u prezantua si mjeke në Mitrovicë

1 orë më parë
Aktuale

MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës

2 orë më parë
Aktuale

Këngëtari turk dhe familja e tij vdiqën nga tërmeti

2 orë më parë
Aktuale

Doarsa Kica : Sedra e Ministrit Murati qenka më me rëndësi se ligjshmëria e vendimeve të tij

2 orë më parë
Postimi tjetër

Goditja e grupit kriminal në Prishtinë, dalin pamjet nga aksioni ‘Porosia’ ku u kapën të dyshuarit

Walker kërkon Gjykatë Speciale për Vuçiqin: UÇK-ja s’kishte zinxhir komandues

Bëri bujë në përqafim të Taikas dhe Tessas, Rita Ora thyen heshtjen për trekëndëshin në çift

TË FUNDIT

Efi vjen me mesazh për fansat e saj

12 minuta më parë

  Ditën e sotme, përmes një videoje, Efi i është drejtuar për herë të parë publikisht të gjithë fansave të...

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

16 minuta më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e mbyllur. Në...

Rudina Magjistari sulmohet nga gjarpri live në studio

23 minuta më parë

Tiranë- Moderatorja Rudina Magjistari ka përjetuar një moment të frikshëm në emisionin e saj "Rudina", ku të ftuar kishte një...

Çfarë po ndodh me Rina Balaj, kjo është gjendja e saj

33 minuta më parë

Këngëtarja Rina Balaj, me postimin e fundit në Instastory la pa fjalë ndjekësit e saj. Ajo shfaqet pa grim dhe...

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

44 minuta më parë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se pse VV i referohej Asociacionit të komunave serbe si “Zajednicë”. Ai po...

Kiara mërzitet me Luizin: Je neglizhent, më mungon “rituali jonë”

59 minuta më parë

Kiara mërzitet me Luizin: Je neglizhent, më mungon “rituali jonë” Kiara dhe Luizi patën një debat ditën e sotme me...

MË TË LEXUARAT

Kurti i përgjigjet Escobarit: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

Getinjo sonte do ti bëjë surprizën më të bukur Vivit

Me ѕhifra dhe fakte, ѕtudimi: Gratë janë ѕhofere më të mira ѕеѕa burrat

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Bashkëshortja e MC Kreshës zbulon si nisi historia e dashurisë mes tyre

Atdheu i futet në shtrat: Faleminderit Zot që jetoj në të njëjtën epokë me Xhulin

Time Kadriaj i thotë Kurtit “urime Zajednica”, shpërthejnë të qeshurat pas reagimit të Konjufcës

Luizi fillon i puth këmbët Kiarës, veprimi i moderatores do t’ju habit

Banori i “Big Brother VIP Kosova” merr lajmin tronditës, humb personin e shtrenjtë

​Tri vjet nga vdekja e Bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist