Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vesa i bën urim special bashkëshortit

nga Revista Kosovarja

Dedikimet e Vesa Lumës për Big Bastan, dhe e anasjellta, për ditët më të rëndësishme të familjes janë ndër postimet më romantike që gjen mes profileve të VIP-ave shqiptare në rrjete sociale.

Me Liamin në krye, familja shfaqet gjithmonë më e lumtur se kurrë, ndërsa në postimin e radhës mami Vesa mungonte për t’i lënë vend meshkujve të jetës. Dita e djeshme ka qenë dita ndërkombëtare kushtuar baballarëve dhe shumë prej personazheve të famshëm kanë publikuar foto me fëmijët e tyre.

Ndërsa Vesa Luma është ajo që ka zgjedhur të urojë bashkëshortin e saj, këngëtarin Big Basta përmes fotove të tij me vogëlushin e tyre Lian.

Me fjalët që ka zgjedhur për ta uruar në këtë ditë të veçantë, këngëtarja Vesa Luma tregon se e vlerëson shumë partnerin e saj në rolin e tij si prind i djalit që kanë sjellë në jetë së bashku.

Moneytizer Paragrafi 4

“Urime babait që do të lëvizte male për këtë shokun e vogël. Të duam nga këtu e në Zelandën e Re e sërish këtu”,- shkruan Vesa në një postim ku ka publikuar disa foto të Big Bastës me djalin në momente të ndryshme.

https://www.instagram.com/p/CExu9rZp09G/?utm_source=ig_embed

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]