fbpx

Vesa Luma krah presidentes Osmani: 28 Nëntori i këtij viti me gruan që na ka frymëzuar aq shumë këto vite

nga Revista Kosovarja

Për datën e veçantë të shqiptarëve të ditës së flamurit 28 Nëntor u organizuan evenimente të ndryshme edhe në Kosovë.
Në njërin nga festat ka qenë e pranishme edhe këngëtarja Vesa Luma, shkruan “Kosovarja”.

Artistja ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ku ka pozuar krahë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka shkruar se në këtë përvjetor u takua me gruan që e ka frymëzuar prej shumë vitesh.
“28 nëntori i këtij viti me gruan që na ka frymëzuar aq shumë këto vite, Vjosa Osmani. Krenare për presidentin time”, ka qenë mbishkrimi i Lumës drejtuar Osmanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Veshja e tyre po ashtu përkon me festën, teksa presidentja ka zgjedhur një kostum Kuq e Zi dhe Vesa një fustan të punuar.

Kujtojmë se në këtë datë gjithashtu komandanti legjendar, Adem Jashari, do të festonte ditëlindjen e 66-të.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]