Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vesa Luma kujton babain e ndjerë me këtë këngë

nga Revista Kosovarja

Vesa Luma është një ndër emrat e dashur për publikun dhe shumë e njohur për hitet e saj muzikore.

Këngëtarja ka disa që vite që jeton në Zelandë të Re së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin, Liamin.

Edhe pse ka kohë që Vesa nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor, ajo është mjaft aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, shkruan “Kosovarja”.

Babai i Vesës ka vite që nuk është më në mesin e tyre familjar, por Vesa e kujton shumë shpesh duke e mbajtur të freskët kujtimin për të.

Moneytizer Paragrafi 4


“Sikur të ishe me ne.. të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt e që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre.. Nuk e di kush e ka shpik fjalinë “Koha shëron plagët” por nuk ka lidhje me realitetin..” ka shkruar Vesa në Instastory, ku ka publikuar gjithashtu edhe një pjesë të këngës “Sa mall” që është dedikim për babain. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]