fbpx

Vesa Luma po shijon ditët e mbetura në Prishtinë bashkë me djalin

nga Revista Kosovarja

Vesa Luma është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe më të veçanta që ka show bizi shqiptar, këtë e ka dëshmuar vet Vesa përmes këngëve dhe stilit që ajo ka sjellur në tregun muzikor.

Ndërkaq ajo është tërhequr pak nga muzika për t’i dhënë kështu më shumë rëndësi familjes së saj, shkruan “Kosovarja”.

Vesa tash e disa vite jeton në Zelandën e re bashkë me bashkëshortin e saj Big Basta, por edhe djalin e tyre.
Kjo e ka bërë që Vesa të jetë paksa larg njerzve që e duan, e këtë shpesh herë e shpreh edhe këngëtarja përmes postimeve që bënë në rrjete sociale.

Vesa është kthyer në vendlindjen e saj, Prishtinën dhe përmes fotove që ajo ka postuar së fundmi shihet se këngëtarja është duke i shijuar shumë ditët e mbetura këtu.

Se fundmi përmes disa fotografive me djalin ajo ka treguar se është shumë e lumtur që ndodhet këtu dhe shihet duke shëtitur në rrugët e Prishtinës me shokun e saj më të ngushtë. /Kosovarja/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]