Reperi i njohur Big Basta është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas javësh të tëra gare, përballjesh dhe sfidash, publiku ka vendosur t’i japë fitoren artistit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari.
Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja Vesa Luma, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.
“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht krenarinë dhe dashurinë për partnerin e saj.
Fitorja e Big Bastës është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e tij, të cilët kanë vlerësuar mënyrën e tij të qetë dhe të ekuilibruar gjatë gjithë spektaklit. Ai është konsideruar si një nga figurat më të qëndrueshme e me integritet në formatin televiziv.
Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama.
Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.