Një ndër çiftet më të komentuar të momentit, Big Basta dhe Vesa Luma, prej shumë kohësh përfliten se janë në një krizë martesore. Por këto aludime, Vesa i ka hedhur poshtë ditë më parë me një postim mbështetës ndaj Big Bastës.
Edhe sot, Vesa Luma ka zgjedhur të dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj, përmes një InstaStory, ku ka lëshuar edhe disa kunja për të gjithë artistat.
“Nuk e dija që ajo që do të më dhimbte më shumë, është të shoh kolegë e artistë, të cilët japin shembuj të këqij për rininë që i shohin si model. Aty më mbyllet goja…”
Vesa shprehet se arsyeja pse Big Basta është futur në Ferma VIP është për të treguar artistin që është dhe për të dëshmuar se ka një mbështetje kaq të madhe.
Në fund, Vesa na paralajmëroi se të hënën do të jetë edhe një surprizë për ditëlindjen e saj në Ferma VIP ditë që përkon edhe me natën e prime-it në Ferma.