fbpx

Vesa Smolica: Nuk kam pasur asnjëherë të dashur, por së fundmi me të ka flirtuar një këngëtar i martuar

nga Revista Kosovarja

Vesa Smolica është një prej këngëtareve më atraktive të skenës muzikore shqiptare, e më të komentuarat sa i përket paraqitjes së saj. Por, pavarësisht kësaj duket se nuk i ka pasur punët mirë në dashuri.

Në rrëfimin e saj në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Vesa Smolica ka befasuar me deklaratën e saj.

Artistja u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë në lidhje, e kjo për faktin se është shumë kërkuese por edhe se meshkujt nuk e kuptojnë punën e saj, postimet që bën, netët e vona të performancave e udhëtimeve që bën.

Mirëpo, flirtimet e kolegëve nuk mungojnë, e pyetur se kush ishte i fundit që ka flirtuar me të, Vesa u shpreh se nuk mundet ta thotë emrin, pasi që është i martuar.

Ndryshe, para disa vitesh, Vesa Smolica dha një deklaratë të fortë sa i përket shoubizit shqiptar. Këngëtarja ishte shprehur se disa menaxherë kërkojnë favore tjera, për të ndihmuar në zhvillimin e karrierës.

E pas asaj që tha, rrugëtimi i saj në muzikë nuk ishte i lehtë. Pasojat që erdhën nga kjo deklaratë ndikuan në karrierë. Smolica në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” u shpreh se ata më pas i kanë bllokuar bashkëpunimet që ishin të konfirmuara me emra të mëdhenj.

Sot, Vesa nuk e mohon se mund të bëhet pjesë e ndonjë menaxhmenti për aq kohë sa gjithçka koncetrohet te puna e te kërkesat që ajo ka, pasi që tashmë janë 18 vite që është pjesë e skenës muzikore.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]