fbpx

Vesa Vllasaliu ‘guxon’, bën këtë ndryshim në pamje!

nga Revista Kosovarja

Vesa Vllasaliu njihet për eksperimentimet e saj të shpeshta me pamjen, dhe këtë herë ka vendosur sërish të surprizojë ndjekësit me një ndryshim të ri dhe tërheqës.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka publikuar një video nga salloni i bukurisë, ku shihet gjatë procesit të ngjyrosjes së flokëve.

“Kush po ja qëllon çfarë ngjyre jam tu bo ksaj here?”, shkruan Vesa në një story, duke i lënë fansat të hamendësojnë rezultatin.

Vetëm pak orë më vonë, ajo ka zbuluar look-un përfundimtar: flokë më të errëta, me onde elegante dhe plot shkëlqim, të cilat i japin një pamje të freskët dhe verore. Reagimet e ndjekësve kanë qenë menjëherë pozitive, duke vlerësuar stilin dhe guximin e saj për të ndryshuar.

Po juve, si po ju duket Vesa me këtë ndryshim të ri?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]