Sonte do të zhvillohet ndeshja e shumë përfolur mes Shqipërisë dhe Serbisë, andaj shumë fytyra të njohura kanë treguar se do të shikojnë nga stadiumi.
Një prej tyre është edhe Vesa Vllasaliu, e cila është parë se do të jetë prezent në stadium për të përkrahur futbollistët. Por ajo që ka rënë në sy dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale është një detaj që lidhet me mënyrën se si Vesa ka zgjedhur të shprehë mbështetjen e saj.
Ajo është parë duke veshur fanellën e futbollistit Mirlind Daka, me numrin 19, një veprim që duket si një mbështetje e hapur dhe e drejtpërdrejtë ndaj këtij lojtari të kombëtares, shkruan “Kosovarja”.
Ky gjest i Vesa Vllasaliut ka nxitur menjëherë reagime të shumta, pasi në rrjetet sociale kanë qarkulluar prej kohësh zëra dhe spekulime se mes modeles dhe Mirlindit ka një lidhje romantike. Në këtë kontekst, veshja e fanellës së tij jo vetëm që tregon përkrahjen sportive, por edhe sinjalizon një lidhje më të afërt dhe një mbështetje personale