fbpx

Veshja e fundit e Dua Lipës është ‘e mbuluar në para’

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa pëlqen të ketë gjithmonë një tematikë ose stil të veçantë në veshjet e saj dhe veshja e fundit ka një “mesazh” shumë të qartë: Paratë!

Ylli i pop-it u vesh “si një kartëmonedhë 100 dollarëshe” për një mbrëmje në Londër. Veshja e tejdukshme dhe çizmet kauboj lëkure, me lidhëse jeshile, krijonin një kombinim tipik club-esh.

U bë kohë që nuk i kemi parë më printet me para, zakonisht dollarë, në veshje – por ndoshta Dua Lipa sapo e bëri të duket “cool” përsëri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]