fbpx

Vetaksident me fatalitet në Domoroc të Ranillugut, vdes një 23 vjeçare

nga Revista Kosovarja

Një 23 vjeçare ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Domoroc të komunës së Ranillugut.

Edhe dy pasagjere janë lënduar, derisa janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domoroc-Hodonoc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, tha tutje Hashani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]