fbpx

Vetaksident me katër të lënduar në Podujevë, flasin nga QKUK-ja: Një në gjendje kritike

nga Revista Kosovarja

U  raportua më parë për një vetaksident në fshatin Batllavë të Podujevës, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Për Gazetën Sinjali ka folur mjeku kujdestar i Emergjencës, Naser Syla, ku njoftoi se njër prej tyre është në gjendje shumë të rëndë.

“3 prej tyre jonë në gjendje stabile, kurse një femër është shumë rëndë, politraumë jo stabile, janë duke u marrë ekipa e mjekëve me të, janë duke u kry egzaminimët e nevojshme për të gjithë të lënduarit”, tha Syla për Sinjalin.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sipas informacioneve fillestare, në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, tha Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]