fbpx

Vetaksident në bjeshkët e Strellcit, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një vetaksident me veturë, të dielën rreth orës 15:45, në bjeshkët e Strellcit.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkët e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё, duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës, e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb.

“Ju informojmë se më datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit. Në këtë vetaksident ishte i përfshirë njё automjet VË me targa vendore. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё. Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndërsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]