fbpx

Vetaksident në Kaçanik, humb jetën një person

nga Revista Kosovarja

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në Kaçanik përgjatë së mërkurës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së enjtes, ku thuhet se vdekja e të ndjerit është konstatuar në vendngjarje, shkruan Insajderi.

““AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Kaqanik / 11.06.2025 – 14:15. Ka ndodhur vet-aksident trafiku, ku ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vend ngjarjes, ndërsa trupi i pa jete me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia tutje ka bërë të ditur se rasti po hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]