fbpx

Vetaksident tragjik në Shalë të Lipjanit, humb jetën një 48-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shalë të Lipjanit, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me skuter.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Blerim Mejzinolli, i cili dyshohet se ka pësuar aksident fatal pranë shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar fillimisht në Stacionin Policor në Drenas, ndërsa personi i pajetë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Komoran, ku mjeku kujdestar, ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësiti i trafikut rajonal është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, thonë burimet e Sinjalit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se viktima ishte duke drejtuar një skuter, kur për arsye ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Në vendin e ngjarjes janë marrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe me urdhër të prokurorit, pritet të kryhen procedurat përkatëse për hetimin e plotë të rrethanave./Sinjali

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]