fbpx

Vetëm dy ditë para dasmës, ish-futbollistit të Liverpool i publikohen fotografitë në krevat me një tjetër femër

nga Revista Kosovarja

Ish-sulmuesi i famshëm i Liverpool, Andy Carroll është përfshirë nga një skandal vetëm dy ditë para dasmës së tij.

Futbollisti pritej të martohej me të fejuarën e tij, yllin televiziv Billi Mucklow por para dasmës iu zbulua një skandal tradhëtie.

Në pamjet që tashmë janë bërë virale, futbollisti shihet i shtrire me një vajzë, e cila quhet Teylor Jane Willkey.

Kjo e fundit postoi dhe një foto me një robdishan ku shkruhej emri i futbollistit.

Pasi publikoi fotot, vajza tha se nuk kishte ndodhur asgjë që mund t’i prishte marrëdhënien Andyt, përveçse kishin kërcyer e pirë në një klub nate.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]