Simon Cowell është parë përsëri me biçikletën e tij në Los Angeles gjashtë javë pasi ai për pak sa nuk gjeti vdekjen në një aksident të tmerrshëm.
62-vjeçari buzëqeshi ndërsa çiklonte në autostradën e ngarkuar të Bregut të Paqësorit në Malibu, shkruan The Sun.
I veshur me të zeza dhe me syze dielli, manjati i muzikës Simon u shfaq i pakujdesshëm pavarësisht se pothuajse vdiq pas përplasjes në Londër muajin e kaluar.
Burimet në atë kohë i thanë tabloidit britanik The Sun se ai ishte me fat që ishte gjallë pasi pësoi një aksident të rëndë me biçikletë, ndërsa nuk mbante helmetë në kokë.
Kalimtarët vrapuan për ta ndihmuar yllin e “Britain’s Got Talent”, i cili ishte i gjakosur.
Ai u dërgua me urgjencë në spital me tronditje të dyshuar dhe një krah të thyer.
Aksidenti i fundit i mjanjatit Cowell – afër shtëpisë së tij në Londrën Perëndimore – erdhi 18 muaj pasi ai theu shpinën në një biçikletë elektronike në Los Angeles.
Një burim tha në atë kohë: “Simon është me fat që është gjallë”.
“Ai po pedalonte së bashku, me motorin elektrik të ndezur, kur rrotat i dolën papritur nga poshtë pasi rrëshqitën në diçka të lagur”.