Një person në Zubin Potok është plagosur me armë zjarri. Policia raporton se arma është konfiskuar, ndërsa i plagosuri pas tretmanit mjekësor, është liruar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet nga njësitët relevante.
“Zubin Potok 28.05.2025-20:45. Raportohet se personi mashkull kosovar është vet plagosur me armë zjarri. Është konfiskuar një armë zjarri, ndërsa personi pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin e policisë.