Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë thyer kordonin e Policisë së Kosovës dhe kanë depërtuar brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës
Faton Klinaku ju ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos lëndojnë Policinë.Në oborrin e Kuvendit janë duke qëndruar pjestarë të Policisë dhe Njësisë Speciale.
Protesta e sotme në orën 09:30 ishte paralajmëruar nga ana e OVL UÇK, që po kërkojnë tash e sa kohë, që pensioni për veteranët e UÇK-së të përfshihet në Ligjin për paga.
Klinaku para disa ditëve ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta miratojnë projektligjin e pagave, të cilin ai e ka quajtur diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së.Klinaku kishte paralajmëruar protestë nëse miratohet ky projektligj.
Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e kanë thyer kordonin e
Policisë së Kosovës dhe kanë depërtuar brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.Faton Klinaku ju ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos lëndojnë Policinë.Në oborrin e Kuvendit janë duke qëndruar pjestarë të Policisë dhe Njësisë Speciale.Protesta e sotme në orën 09:30 ishte paralajmëruar nga ana e OVL UÇK, që po kërkojnë tash e sa kohë, që pensioni për veteranët e UÇK-së të përfshihet në Ligjin për paga.
Klinaku para disa ditëve ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta miratojnë projektligjin e pagave, të cilin ai e ka quajtur diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së.Klinaku kishte paralajmëruar protestë nëse miratohet ky projektligj.
Protesta e fundit e OVL UÇK është mbajtur më 6 qershor para Kuvendit të Kosovës, në të cilën protestë pati përplasje të vogla në mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.Ministi i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë e veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë diskriminuar në vitin 2017 kur ka hyrë në fuqi Ligji i pagave dhe jo tash në projektligjin e ri për rritjen e pagës minimale.
Sipas Muratit, në kohën kur ka hyrë në fuqi Ligji i pagave është bërë fshirja e nenit 18, i cili u ka mundësuar veteranëve përfshirjen në rritjen e pagës minimale tash.