fbpx

Vetëvendosje merr përsipër gazin lotsjellës në Korçë? Abazi: S’do kishte kuptim hareja e gazi, veç atij lotsjellës

nga Revista Kosovarja

Mbrëmjen e djeshme është hedhur gaz lotsjellës gjatë festës së birrës në Korçë ku u prekën qindra qytetarë që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin.

Në formë proteste ndaj këngëtarit serbo-boshnjak Goran Bregoviç, disa individë zgjodhën të hedhin gaz lotsjellës.

Ndërkohë, autorësinë e këtij sulmi duket se e ka marrë lëvizja Vetëvendosje.

Kreu i degës në Shqipëri Boiken Abazi, ironizon se kjo ishte përgjigja për t’i dhënë kuptim festës.

“Në një koncert të jugonostalgjikut Bregoviç, ku ai këndon në Shqipëri vargje si “mos e gris fustanin”, marrë parasysh 20.000 gra të përdhunuara në Kosovë dhe faktin se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka dënuar kurrë gjenocidin e Serbisë, nuk do kishte kuptim hareja dhe gazi, përveç atij lotsjellës”, shkruan Abazi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]