Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vetëvritet një person në Bresalc të Gjilanit

nga Revista Kosovarja

Një person ka kryer vetëvrasje sot në mesditë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.

“Po, mesditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në Bresalc të Gjilanit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit. Viktima është mashkull, shtetas i Kosovës. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Hashani./Express/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]