fbpx

Vetura godet një biçikletë në Mitrovicë, humb jetën 65-vjeçari

nga Revista Kosovarja

Të hënën rreth orës 18:35 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident mes një veturë dhe një biçiklete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku njoftoi se si pasojë e lëndimeve të rëndë ka humbur jetën në vendngjarje 65-vjeçari.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklist viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka thënë Zahiti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]