fbpx

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një këmbësor është goditur sot nga vetura në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Nga zyra për media e Policisë së Kosovës, konfirmuan për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në ora 09:00.

“Sot në pra 09:00, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin.

Tutje, Policia e Kosovës bëri të ditur se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. 

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]