Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes ku në të janë përfshirë një veturë dhe një person me nevoja të veçanta i cili po lëvizte me mjetin e tij.
Rastin konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një aksident komunikacioni rrugor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një person me aftësi të kufizuar i cili po lëvizte me mjetin e tij. Lëndime ka pësuar një person. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Borovci.