fbpx

Vetura përfundon në lum në rrugën Rugovë-Pejë, brenda ndodheshin tre persona

nga Revista Kosovarja

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Rugovë-Pejë, te fabrika e ujit, ku një veturë ka përfunduar në lum, shkruan Reporteri.net.

Në disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale thuhet se deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e ngricave të mëngjesit që krijohen gjatë kohës së vjeshtës dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ndërkohë, nga policia kanë bërë të ditur se të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]