Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75% të trupit.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht.

Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.