fbpx

Viktima nga rasti në Pejë u qëllua për vdekje në prani të gruas dhe fëmijëve

nga Revista Kosovarja

Policia, hetuesia dhe personat e tjerë përgjegjës vazhdojnë edhe më tutje të qëndrojnë në fshatin Novosellë të Pejës, aty ku sot në orët e pasditës ndodhi një vrasje mes anëtarëve të familjes.

Faton Brahimaj qëlloi për vdekje nga larg djalin e axhës së tij, Bashkim Brahimajn, 74 vjeçar.

Viktima u qëllua nga një distancë prej 100 metrash, ndërsa në momentin fatal pranë viktimës të pranishëm ishin gruaja dhe fëmijët e tashmë të ndjerit.

I gjithë rasti thuhet të ketë ndodhur për shkaqe pronësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]