Violeta Kajtazi është këngëtare e njohur e muzikës shqiptare e cila identifikohet më shumë tek ajo popullore.
Ajo u inkuadrua ne botën e muzikës që kur ishte 9 vjeçare duke u bërë mjaftë e njohur nga publiku e që sot gëzon famë të madhe në çdo vend ku ka shqiptar, shkruan “Kosovarja”.
Ani pse kanë kaluar 3 vite nga vdekja e nënës së saj, duket se këtë fakt e ka të vështirë ta pranojë duke e kujtuar me shumë mall e duke shkruar fjalë prekëse e tejet emocionuese.
Sot ajo e ka kujtuar me një imazh në rrjetin social Instagram duke shkruar: 3 vite pa ty nënë, sa shumë mall. Pusho e qetë!/Kosovarja/