fbpx

Violetë Kukaj marton vajzën. Këngëtarja emocionon me fjalët

nga Revista Kosovarja

Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Violeta Kukaj ka njoftuar miqtë e saj virtualë, se ka martuar vajzën.

Violeta është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, duke mos bërë kështu shumë gjëra publike, madje edhe fotografitë me njerëzit e saj të afërt janë të rralla, shkruan “Kosovarja.

Por sot ajo ka përjetuar një gëzim të madh dhe si duket nuk mund ta mbante vetëm për vete dhe i bëri vajzës një dedikim publik, duke i uruar më të mirat.

“Urime Martesa qika jem, princesha jem, jam shume e lumtur kur e di se ne krah e ki njeriun qe te don shume, te vlerson dhe te qmon shume. Zoti ju dhashte shendet dhe shume lumturi ishalla, U plakshi bashke.” ka shkruar Violeta.

Nuk ka lumturi më të madhe për prindin, kur fëmijët e tij janë mirë e të lumtur. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]