fbpx

“Vishemi shkurt se na pëlqen…”, reagon aktorja Shengyl pas rastit tragjik të 18 vjeçares

nga Revista Kosovarja

Pas rastit tragjik në Ferizaj ku u përdhunua 18 vjeçarja M.O. dhe u vra nga bashkëshorti i saj edhe reagimet ishin mjaft të revultuara nga artistat tanë.

Së fundi, ka reaguar aktorja e njohur, Shengyl Ismaili, e cila doli me një status drejtuar personave që gjykojnë veshjet e femrave.

Aktorja i është dalë në krahë femrave duke i mbështetur se nuk mund ti gjykoj askushë nga veshja e hapur, operacionet plastike, daljet në netët e vona, takimet me meshkujt dhe shumë të tjera.

Ajo shtoi se të gjitha gjërat e përmendura që një femër i bënë nuk i pranojnë vetëm ata që nuk e shikojnë vetën e tyre.

Postimi i plotë:

“Per ju qe gjykoni veshjen, sjelljen…

PO, vishemi shkurt, se na pelqen.
PO, mbajm dekolte te hapun, se na pelqen.
PO, bejme botox, tatoo, se na pelqen.
PO, kaniher shajme, se na pelqen.
PO, dalim deri vone kllabave, se na pelqen.
PO, pijme alkohol, se na pelqen.
PO, dalim ne takime me djem, se na pelqen.
PO…
PO..
PO…

Po asnje nga keto PO -te tona, nuk do te thote PO, per juve qe vec punet e juja nuk i kqyrni”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🎬🎭 (@shengylismaili)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]