fbpx

Viti 2024 nuk ishte me fat për këto çifte…

nga Revista Kosovarja

2024 vit ky që nuk ka qenë aspak i lehtë në botën e showbizit, kjo për faktin se disa prej çifteve më të famshëm, vendosën që t’i japin fund marrëdhënieve të tyre disa vjeçare.

Romeo Veshaj-Heidi Baci

Romancën e tyre e filluan në ‘Big Brother VIP Albania’ më pas shijuan kohën bashkë me disa pushime jashtë vendit, por mesa duket gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe ndarja erdhi pas një periudhe të gjatë, për ndryshe se cila ishte arsyeja e ndarja nuk dihet, shkruan “Kosovarja”.

Lumbardh Salihu-Kader Kicaj

Njëjtë si çifti paraprak edhe Lumbardhi dhe Kaderi dashurinë e tyre e filluan në ‘Big Brother VIP Kosova’ me ulje dhe ngritje në fillimet e tyre çiftet u shfaqen kudo bashkë në syrin publik, por më pas në një moment treguan të vërtetën që marrëdhënia e tyre ka marrë fund, arsyeja e ndarjes ishte tradhtia.

Luana Vjollca-Krenari Çoqaj

Pas shumë sukseseve në karrierë Luana Vjollca dashuria e saj disa vjeçare me Krenarin nuk kishte sukses, në media është përfolur për një ndarje të mundshme, por arsyeja nuk dihet, ani pse çifti nuk reaguan asnjëherë direkt mbi këtë çështje, Luana çdo herë është munduar t’i ik syrit të publikut kur bëhet fjalë për jetën e saj sentimentale.

Teuta Selimi -Patriku

Një martesë disa vjeçare mes Teuta Selimit dhe Patrikut të cilit kanë dhe dy fëmijë në jetë, përfundoi.
Dhuna fizike ishte ajo qe solli deri të ndarja çiftin e njohur. Muaj më parë është përfolur në media për një denoncim nga Teuta për ish-bashkëshortin e saj, por më pas ajo nuk bëri ndonjë reagim për publikun e saj.
Sipas ‘Prive’ Teuta Selimi tashme është beqare.

Arbenita-Fero

Për ndryshe edhe raporti i Feros me Arbenita Ismajlin ishte një nga raportet më të diskutuar për vitin 2024, pasi ndarja e tyre është përball shumë herë në gjykata si pasoj për kujdesin e vajzës, shkruan “Kosovarja”.

https://kosovarja-ks.com/revista/2024/Kosovarja_12.pdf

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]