fbpx

Vitia: Ekipet mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftuar se ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova do të ofrojë ndihmën për Turqinë.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura”.

“Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”.

“Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”, ka shkruar tutje Vitia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]