fbpx

Vitia paralajmëron ardhje të reja të vaksinave, thotë se bizneseve nuk do t’iu falen gjobat

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se me të drejtë po kërkohet vaksinimi i qytetarëve, derisa ka pyetur ish zv/kryeministrin e Qeverisë, Besnik Tahiri se pse të njëjtit nuk kishin nënshkruar kontrata më herët për sigurimin e vaksinave antiCOVID.

“Ju keni qenë zv/kryeministër tash legjitime kish me qenë për 10 muaj sa keni qenë zv/kryeministër pse nuk i blejtë ju? Pse nuk i blejtë? Ka pasur vende të shumta që kanë filluar t’i blejnë vaksinat shumë më herët se sa te ne. Pse ju nuk i blejtë kur ishit deri më datën 23 mars? E di saktë se ishit njoftuar mirë me procesin e negociatave, por e di se i dini edhe ngarkesat që janë shkaktuar. Por po u them atë që e kam thënë edhe në mbledhjen e kaluar të këtij Kuvendi që është përgjigje edhe në atë që pyeti Hahxiu. Kam thënë shpejt, por kam thënë në muajin maj. Sot jemi më datën 6 maj, do të vazhdon kontingjentet tjera dhe kam thënë se do të fillojë procesi i vaksinimit që nuk do të ndalet, e për këtë ju garantojë”, tha Arben Vitia.

Tutje ministri Vitia është përgjigjur edhe lidhur me kërkesën që pati deputeti Besnik Tahiri që bizneseve t’u falen gjobat e shqiptuara për mos-respektim të masave antiCOVID.

“Në anën tjetër për faljen e gjobave për bizneset mirë që kërkoni, e di se është mirë t’u ndihmojmë bizneseve jemi munduar edhe në masat 12 ditore t’i subvencionojmë se sa kanë qenë të efektshme këto masa besoj jemi dëshmitarë të gjithë.Ju këshilloj që të lexoni më shumë se ka pas masa edhe të suksesshme. Por që të kërkohet që t’u falet këtyre bizneseve dënimet e shqiptuara mendoj se është mesazh i gabuar e që janë me mijëra që kanë respektuar këto masa e është favorizim i atyre që nuk i kanë respektuar këto masa e është thirrje që edhe bizneset tjera të mos respektojnë masa që nga ekspertët tanë kanë treguar se janë të efektshme”, tha Vitia.

Ministri theksoi se për shkak të efektshmërisë së masave antiCOVID, sot mund të deklarohet që në Kosovë ka ekspertë të tillë që me rekomandimet e tyre dhe intervenimet e nevojshme shifrat e të infektuarve janë zbritur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]