fbpx

Vitia paralajmëron masa të reja, mbylljen e klubeve të natës dhe masa për gastronominë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se mbi 90 përqind e rasteve pozitive të kësaj se martë janë të variantit Delta.

Ai në një konferencë për media ka paralajmëruar se të mërkurën do t’i propozohen qeverisë masat e reja që duhet ndërmarrë për luftimin e COVID-19, njofton Klankosova.tv.

“Do të propozojmë që të mbyllen klubet e natës, të reduktohet orari i gastronomisë dhe do të propozojmë zgjidhje rreth dasmave me shumë kufizime të reja”, është shprehur Vitia.

“Arsyeja pse do të merren këto masa është se shpërndarja e virusit është evidente që po vjen nga hapësirat e mbyllura”.

Vitia ka theksuar se varianti Delta ka përhapje katër herë më të shpejtë sesa varianti bazë i virusit.

“Kjo e bën situatën epidemiologjike e bën situatën serioze dhe konfirmon atë se përhapja e Delta është shumë e lartë dhe nuk përjashton asnjë grupmoshë”.

“Kjo valë e virusit dhe kjo situatë kërkon ndërhyje të menjëhershme dhe masa të tjera përtej atyre që i kemi miratuar javën e kaluar. Pas konsultimeve me drejtuesit e institucioneve ne qysh nesër do t’i propozojmë qeverisë që të vendos për marrjen e disa masave kufizuese”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]