fbpx

Vitia thirr konferencë urgjente për media

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur konferencë “urgjente” për media.

Arsye e kësaj thirrje të Vitisë janë raportimet se ai qëllimisht nuk e ka nënshkruar ende kontratën me Pfizer dhe Biontech për ardhjen e vaksinave.

“Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Konferenca mbahet në ora 20:45, në Ministri të Shëndetësisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]