fbpx

Vitia tregon se kur skadojnë vaksinat AstraZeneca

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se 12.000 vaksina të AstraZenecas kanë afat deri më 31 korrik, ndërsa një pjesë tjetër ka afat deri më 31 gusht.

Ministri Vitia po ashtu u shpreh se ai është vaksinuar me vaksinën që ka afatin më të shkurtë.

“Nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar me këto vaksina, unë u vaksinova me vaksinën me afatin me të shkurtë, që skadon me 31 korrik.

12 mijë prej vaksinave që kanë ardhur nga Norvegjia skadojnë në fund të korrikut, pjesa tjetër në fund të gushtit”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]