fbpx

Vitija: Këto janë masat e reja në luftimin e Covid- 19

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar masat e reja në luftimin e Covid- 19.

Ai ka theksuar se bartja e maskave është e obliguar në të gjitha rastet, pos në tri raste:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ai ka theksuar se ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.

Ai ka njoftuar edhe për shkollat dhe për universitetet.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]