fbpx

Vizita në Veri – Kurti deklarohet para gazetarëve

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot pa ndonjë paralajmërim ka vizituar komunat e veriut të Kosovës. Për media u deklaruar para komunës së Mitrovicës së Veriut ku edhe zhvilloi një takim me kryetarin Erden Atiq.

Kurti para gazetarëve u shpreh se qëllimi i kësaj vizite ishte dhënia mbështetjes së Qeverisë për këtë komunë.

“Me kryetarin Eden Atiq bashkëbiseduam për mbarëvajtjen e punëve këtu. Mbështetje si qeveri për këtë komunë dhe për të gjitha shërbimet që i jepen qytetarëve pa dallim”.

Gjatë vizitës, i pari i ekzekutivit vizitoi edhe përmendoren e Enver Zymberit si dhe vendin ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.

“Vizituam edhe përmendoren e Enver Zymberit që tani do t’i mbushte 45 vjet, por është vrarë, siç e dimë në korrik të 2011. Po ashtu, e vizituam edhe vendin ku ishte organizuar ajo prita kriminale ku është vrarë Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit të kaluar nga paramilitarët dhe terroristë që tash fshihen në Serbi”.

Në Veri Kurti u shoqërua nga ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]