fbpx

Vizita te ish-krerët e UÇK’së, Pacolli jep detaje

nga Revista Kosovarja

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka ndarë fotografi nga vizita e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK’së i shoqëruar nga tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin, Pandeli Majko, të cilët ishin ftuar nga vetë Pacolli.

Në fotografitë të cilat i ka ndarë në Facebook, Pacolli tha se qëllimi i vizitës ishte të solidarizohen me Thaçin e të tjerët të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”, shkroi Pacolli.

Postimi i plotë i tij:

Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.

Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]